Dje, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, së bashku me kolegët e tij nga Suhareka, zhvilluan një takim të ngrohtë dhe përzemërt me banorët e Rrugës “Skënderbeu” dhe zonave përreth. Takimi ishte një mundësi e veçantë për të shpalosur programin politik të LDK-së, të titulluar “Rruga e Re”, si dhe për të diskutuar projektet konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunë.
Gjatë bashkëbisedimit, Kolgeci prezantoi vizionin e tij për një Suharekë më të zhvilluar, duke theksuar rëndësinë e projekteve që do të krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe një mjedis më të mirë për të gjithë qytetarët. Banorët e Rrugës “Skënderbeu” shprehën mbështetje të plotë për kandidaturën e tij, duke vlerësuar përkushtimin dhe qasjen e tij të afërt me komunitetin.
“Mbështetja e banorëve të Rrugës ‘Skënderbeu’ na jep forcë dhe besim për të vazhduar rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për Suharekën. Bashkë do të ndërtojmë një komunë që ofron mundësi për të gjithë,” deklaroi Kolgeci gjatë takimit.
Atmosfera miqësore dhe diskutimet konstruktive dëshmuan lidhjen e fortë midis ekipit të LDK-së dhe qytetarëve, të cilët treguan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë vizion të ri për Suharekën.
Selman Kolgeci dhe ekipi i tij po vazhdojnë fushatën me takime në terren, duke ndarë idetë dhe projektet e tyre për zhvillimin e komunës, gjithnjë në shërbim të nevojave të qytetarëve.