Në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë gjetur insekte dhe krimba.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi.
Ajo ka shpërndarë në Facebook disa fotografi të ushqimit që ka pranuar sot, ku shihen krimba dhe insekte në pjata.
Bytyçi thotë se për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi qeveria dhe Ministria e Arsimit, shkruan IndeksOnline.
“Studentët janë e ardhmja e vendit tonë dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kërkesat e studentëve për kushte dinjitoze nuk janë luks, por e drejtë bazike! Qeveria nuk mund të vazhdojë të injorojë nevojat e rinisë sonë. Skandal!”, u shpreh Bytyçi.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Reagim publik për cilësinë skandaloze të ushqimit në Qendrën e Studentëve të UP-së!
Sot kam pranuar fotografi të tmerrshme, ku në ushqimin e shërbyer në Qendrën e Studentëve të UP-së janë gjetur insekte dhe krimba. Kjo gjendje është e papranueshme dhe përbën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse për sigurimin e kushteve bazike të mirëqenies së studentëve tanë.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë! Studentët janë e ardhmja e vendit tonë, dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
Kërkesat e studentëve për kushte dinjitoze nuk janë luks, por e drejtë bazike! Qeveria nuk mund të vazhdojë të injorojë nevojat e rinisë sonë. Skandal!