• 17/05/2021
Digiqole ad

Ishte prekur me COVID-19, vdes babai i ish-ministrit kosovar

 Ishte prekur me COVID-19, vdes babai i ish-ministrit kosovar

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Qamil Bytyqi, babai i ish-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.

Bytyqi pas një sëmundje të cilën kishte pasur, së fundi ishte prekur edhe me virusin COVID-19 dhe kësisoj nuk ia arriti t’ia dalë, transmeton Indeksonline.

Për shkak të pandemisë dhe rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore, varrimi do të bëhet vetëm në prezencë të rrethit të ngushtë familjar.

Njoftimi i Shyqyri Bytyqit:

Sot ne ora 9:10 vdiq baba i jone, Qerim Bytyqi, në moshen 82 vjecare. Pas nje semundje të shkurtër dhe me pas i shoqeruar edhe me COVID’in ai nuk arriti te ja dal.

Ju njoftojme se varrimi i babes tonë bëhet në varrezat e fshatit Arllat lagjia Bytyq, në ora 17:00.
Për shkak të Pandemisë (COVID 19), jemi të detyruar që varrimin t’a bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.

Digiqole ad

Të ngjashme