Kryeministri Albin Kurti u bën edhe njëherë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti kërkoi “vëmendje të shtuar,” pasi, sipas tij, bashkatdhetarët “po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar.”

“Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë afat që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte. Pa këtë regjistrim, nuk mund të votoni. Por, keni vëmendjen e shtuar, shumë prej bashkatdhetarëve po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar. Nuk është. Këto janë dy procese të ndara”, tha Kurti.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT