Grupi parlamentar i AAK’së ka zhvilluar një takim sot me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahirin dhe ministrat e kësaj partie, raporton Gazeta Express.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit, AAK’ja ka mbajtur një takim koordinues dhe informues.
“Grupi Parlamentar i AAK-së dhe zv. Kryeministri Tahiri zhvillojnë takim koordinues me zv. Ministrat e AAK-së. Sot është mbajtur një takim koordinues dhe informues në mes të Grupit Parlamentar dhe zëvendës ministrave nga radhët e AAK-së”, thuhet në njoftim, ku theksohet se palët janë informuar rreth zhvillimeve dhe ngjarjeve të fundit të rëndësishme për vednin.
“Në këtë takim palët u informuan rreth zhvillimeve dhe ngjarjeve me rëndësi për vendin. Theks i veçantë i këtij takimi ishte situata aktuale me pandeminë si dhe rimëkëmbja ekonomike, që është e domosdoshme në këtë periudhë të vështirë për vendin. Gjithashtu, u dakordua për një koordinim dhe bashkëveprim të Grupit Parlamentar dhe zv. ministrave me qëllim që të shtyhen përpara temat e interesit nacional”, thuhet në njoftim.
Javën që lamë pas krerët e partive në koalicionin qeverisës kanë pasur përplasje në distancë pas emërimit të Skender Hysenit koordinator të shtetit për dialogun./GazetaExpress/
https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2345208352441738