Situata me mungesën e energjisë elektrike në Komunën e Suharekës ka shqetësuar shumë qytetarë, të cilët po përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës. Ky problem është bërë temë e përditshme për banorët dhe bizneset lokale, duke ndikuar negativisht në aktivitetet e tyre të përditshme.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi publik, ka shprehur mirëkuptimin e tij për shqetësimet e qytetarëve. Ai ka treguar se ka pasur shumë telefonata dhe kërkesa nga qytetarët lidhur me këtë problem.

“Megjithëse kjo çështje nuk është në kompetencën tonë komunale, unë i kam kontaktuar zyrtarët e KEDS-it. Ata më kanë informuar se ndërprerjet po ndodhin si rezultat i mbingarkesës në rrjetin elektrik,” deklaroi Muharremaj.

Kryetari i Suharekës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë për furnizimin e rregullt me energji elektrike. Ai theksoi se mungesa e energjisë elektrike është një problem që prek direkt cilësinë e jetës dhe aktivitetet e qytetarëve.

Në një kohë kur dimri veçse ka filluar dhe kërkesat për energji elektrike janë në rritje, qytetarët presin një angazhim më të madh nga KEDS-i dhe institucionet tjera për të shmangur ndërprerjet e mëtejshme.

Për momentin, kryetari Muharremaj mbetet i angazhuar për të adresuar këtë çështje pranë autoriteteve përgjegjëse, duke kërkuar zgjidhje konkrete për të siguruar stabilitet energjetik në komunë./Suhareka Express

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT