Ministri Kuçi bashkë me GIZ-in gjerman mbajtën punëtori virtuale me temë menaxhimi i mbeturinave

Ky është postimi i plotë i ministrit në Facebook

Me organizatën gjerman GIZ sot mbajtëm një punëtori virtuale që temë bosht kishim menaxhimin e mbeturinave.

I gjithë bashkëpunimi me GIZ ka një format dhe një strukturë, e cila u rikonfirmua dhe bëmë ujdi që të plotësohet ndonjë pjesë vakante, për të çuar përpara proceset e filluara.

Menaxhimi i Mbeturinave është një çështje për të cilën si ministër jam i interesuar të punojë me ritme të shpejta dhe praktike. Tash në proces është Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, që për pak kohë do të votohet në Qeveri.

Ishte më se e mirëpritur të kemi një përkrahje dhe bashkëpunim të tillë me një organizatë sikur GIZ, që ka dhënë një ndihmë të çmueshme ndër vite në Kosovë