Selman Kolgeci: Takim i veçantë me mërgimtarët në Vraniq
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Selman Kolgeci, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe kuptimplotë me mërgimtarët në fshatin Vraniq. Në këtë takim, Kolgeci u shpreh i mahnitur nga përkushtimi i diasporës për vendlindjen dhe ruajtjen e traditave shqiptare.
“Pata kënaqësinë të takohem me mërgimtarët tanë të dashur. Ishte një moment i veçantë për të biseduar për përvojat, sfidat dhe sukseset e tyre. Jam krenar për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj vendlindjes dhe përkushtimin e tyre për të mbajtur gjallë traditat dhe kulturën tonë,” tha Kolgeci.
Ai vlerësoi rolin jetik që mërgimtarët luajnë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Kosovës, duke theksuar se përkushtimi i tyre shërben si shembull frymëzues për të gjithë.
Në fund, Kolgeci u shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të pakushtëzuar për vendlindjen, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të ngushtë mes diasporës dhe institucioneve vendore./Suharekaexpress.com











