Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 2 gradë Celsius, e ato maksimalet nga 2 deri në 4 gradë Celsius.
Temperaturat minimale nga -5 deri në -2 gradë Celsius maksimale nga 2 deri në 4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s.
“Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.