Aleanca e Gruas e AAK-së, dega në Rahovec, organizoi një tubim të madh ku u prezantua programi për gratë dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë. Mes një atmosfere të ngrohtë dhe mbështetje të madhe, e pranishme ishte edhe kandidatja për deputete nga Suhareka, Albana Bytyqi, e cila u shpreh shumë e kënaqur me pjesëmarrjen dhe energjinë e këtij aktiviteti.

“Shumë e lumtur të shoh kaq shumë gra aktiviste dhe mbështetëse të përkushtuara për një të ardhme më të mirë,” tha Bytyqi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për kauza që fuqizojnë gratë dhe familjet kosovare.

Ky tubim shërbeu si një platformë për të ndarë vizionin dhe angazhimin e AAK-së për përfshirjen më të madhe të grave në vendimmarrje dhe në jetën shoqërore. Për Albanën, kjo ngjarje ishte një frymëzim i madh për të vazhduar rrugëtimin e saj politik, duke përfaqësuar Suharekën dhe Kosovën në Kuvend.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT