Gjatë ditës së djeshme kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita u shpall kampion me pikë të barabarta me Gjilanin dhe të dyja skuadrat do të zhvillojnë parakualifikimet për garat evropiane.
Ballkani ka mbetur në vendin e tretë dhe së bashku me Prishtinën e vendit të katërt Europa Leaguen do ta kërkojnë përmes Kupës së Kosovës, shkruan Indeksonline.
Në aspektin personal, ka shkëlqyer Blend Baftiu që njëherit është edhe golashënuesi më i mirë i sezonit me 19 gola, një më shumë se Arb Manaj.
Redaksia e Sportit në Indeksonline ka analizuar sezonin dhe ka përzgjdhur formacionin më të mirë të sezonit.
11 lojtarët janë përzgjedhur në bazë të përformancave individuale dhe sukseseve me skuadrat e tyre.
Ismet Munishi është përzgjedhur si trajner i sezonit, ku me një skuadër të ka bërë paraqitje shumë të mira duke krijuar lojën më të bukur këtë sezon. /IndeksOnline