Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin Context të gazetarit Leart Hoxha, ka deklaruar se tre vitet e fundit vlera e Suharekës është rritur për 350 milionë euro. Sipas tij, kjo është dëshmi e zhvillimit të hovshëm ekonomik në komunë.

Ai ka shtuar se pret që brenda tre viteve të ardhshme në Suharekë të investohen plot 600 milionë euro.

Muharremaj theksoi se bizneset lokale po ndërtojnë ndërtesa cilësore, duke krijuar një treg të mirë për shitjen e tyre. “Ka një interes të madh nga qytetarët dhe investitorët, gjë që e bën tregun shumë dinamik,” ka thënë ai.

Për më shumë detaje dhe diskutime, ndiqni videon:

TE FUNDIT