Në një mesazh të fundit, Bali Muharremaj, një ndër figurat kryesore politike në Suharekë, ka përçuar një frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike. Ai thekson se Suhareka, si një qytet me traditë dhe histori të pasur, mbart një nivel të lartë të demokracisë, ku çdo qytetar dhe politikan duhet të jetë i angazhuar për të mirën e përbashkët.

“Secili prej nesh, përtej bindjeve tona politike, dua të besoj se qëllimin e kemi të punojmë e angazhohemi për vendin,” shkruan Muharremaj, duke ftuar për debat të shëndetshëm dhe ballafaqim me argumente, qëllimi i të cilave duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve për vitet që vijnë.

Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e planifikimit të një të ardhmeje të sigurt për brezat e ardhshëm, duke nënvizuar obligimin moral e historik që kemi ndaj trashëgimisë sonë kombëtare.

“Kosova ka nevojë për ne. Që t’ja mendojmë të ardhmen e sigurtë për brezat. E kemi obligim për shkak të kaluarës sonë të lavdishme,” vijon ai, duke treguar një vizion të qartë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe të qëndrueshme.

Bali Muharremaj, i cili aktualisht është kryetar i komunës së Suharekës, garon në zgjedhjet e 9 shkurtit si kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, me numrin 15. Mesazhi i tij është një thirrje për bashkëpunim dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike, duke vënë qytetarin dhe interesin kombëtar në qendër të çdo veprimi politik.

TE FUNDIT