Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Albin Kurti kishte dhënë mbi 80 premtime e shumë prej tyre nuk i ka realizuar.

Ai në T7 ka përmendur premtimet që Kurti thotë s’i ka realizuar.

Fokusin fillimisht e kishte te sfera energjetike, ku tha se rritën çmimin e rrymës, duke mos i shtuar as kapacitetet prodhuese.

“Këtu ka pasur shumë premtime, mbi 80 premtime, ka një përmbysje të asaj Vetëvendosjes 2021. Ju kujtohet qëndrimi tyre ne flejmë mbi rrymë, me ne do të ndërtohen kapacitetet e reja energjetike, çmimi rymës do të ulët për konsumatorë, familjet me social nuk do të pagujnë. Kur erdh në Qeveri tha aq lirë e kishim pagu rrymën. Ju vetëm që nuk e ngriti asnjë kapacitet, por e rriti çmimin dhe vazhdoi të blejë rrymën. Mbi 560 milionë euro janë ble rrymë”.

“Krejt ato premtime që i kanë dhënë këta njerëz në opozitë, dhe çfarë kanë qeverisë katër janë shërby me gjysmë të vërteta dhe janë shërby me hipokirizë dhe paftyrësinë. Në vend që me shku me i paraqit rezultatat e arritura, kryeministri del nëpër qytete e ka arsyetimin për dështimet dhe fajtorët i gjen Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë”, ka thënë Limaj.

Ai përmendi edhe premtimet e parealizuara si Banka Zhvillimore, Fondi Sovran, etj.

Shtoi se pushteti “shkojnë në Mitrovicë, pijnë kafe, ndërkaq nuk e shohin gjendjen e Trepçës”.

“I kam të listune disa premtime që nuk i ka zhvilluar ka qenë zhvillimi ekonomik dhe investimet. Cilat janë investimet e huaja zero? Zhvillim ekonomik, më thuani një projekt që ka pasur impakt në zhvillim. Punësimi, një pjesë dërmuese kanë ikur jashtë Kosovë. Ndërmarrjet tona po zvogëlohen. Reformat fiskale ka premtu kryeministri, jo vetëm që nuk ka bërë. Gjatë rritjes së çmimeve kryeministri nuk ka marrë asnjë hap Është premtim Banka Zhvillimore, pastaj është Fondi Sovran. Ka premtuar granti i katër për komuna. Fondi i Kosovës për garanci bankare, i parealizuar”, ka thënë ndër tjerash Limaj.

TE FUNDIT