Top-sulmuesi i Trepça ’89, Arb Manaj ka shkëlqyer në këtë edicion të Superligës së Kosovës.
Manaj në 33 xhiro të zhvilluara ka arritur të shënoj plot 18 gola një më pak se Blendi Baftiu i Ballkanit (19) ku edhe e ka fituar ‘Këpucën e Artë’, shkruan GazetaSheshi.
Në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, futbollisti 21 vjeçar ka uruar Baftiun dhe ka thënë së bashkë me futbollistin e Ballkanit kanë bërë diferencën në Superligë.
“Që nga fillimi me Blendin e kemi bërë diferencën dhe dua që t’ia urojë “Këpucën e Artë”. Baftiut i dëshirojë shumë suksese”, ka thënë futbollisti nga Klina, Arb Manaj.
21-vjeçari është vërshuar nga ofertat si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Ai e komentoi edhe të ardhmen.
“Si fillim po mendoj për pushime. Shpresoj se ky është edicioni im i fundit në Superligën e Kosovës”, ka pohuar Arb Manaj, i cili në ndeshen e fundit Trepça ’89 – Prishtina (2:1) e realizoi golin e fitores për t’ia siguruar mitrovicasve një “biletë” edhe për edicionin e ardhshëm në elitë.
Gazeta Sheshi