Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një postim në rrjetet sociale, theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin për një KOSOVË FITUESE, duke mbështetur kandidaturën e Ramush Haradinajt për Kryeministër.
Muharremaj, i cili është gjithashtu kandidat për deputet me numrin 15, theksoi rëndësinë e ditëve në vijim, duke u zotuar për takime të shpeshta me qytetarët. Ai u shpreh se bashkëbisedimi, dëgjimi i sygjerimeve dhe marrja e detyrave janë prioritete të fushatës, ku çdo premtim do të dëshmohet me punë konkrete.
Në qendër të programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë tri shtylla kryesore: siguria, familja dhe ekonomia. Kryetari Muharremaj premtoi që gjatë fushatës do të prezantohet një program i qartë, i mbështetur në ide, shembuj dhe fakte, që synon përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Kandidatët e AAK-së nga Suhareka
Në postimin e tij, Muharremaj prezantoi ekipin e kandidatëve të AAK-së nga Suhareka, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre:
#6 Albana Bytyqi
#15 Bali Muharremaj
#28 Kymete Bajraktari
#82 Samir Bytyqi
#94 Driton Maliqaj
#95 Mensur Selimaj
Me një ekip të tillë dhe një program të qartë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne besojmë në demokraci dhe traditë, që është ndërtuar nga brezat e kaluar dhe do të vazhdojë të përkrahet nga e ardhmja,” përfundoi Muharremaj, duke ftuar qytetarët të mbështesin vizionin e tyre dhe të votojnë #137.
Na priftë e mbara!