Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi tentoi t’i jap fund jetës, duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë.

Për pasojë, viktima u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që mori.

Lidhur me rastin, Policia është vënë në dijeni dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është zbuluar se viktima edhe një natë më parë, kishte tentuar ta kryejë këtë akt, por bashkëshorti e ka shpëtuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri i viktimës ka dhënë dëshminë për atë që ka ndodhur, ndërsa Policia ka arritur të marrë një deklaratë edhe nga viktima, gjendja e së cilës është stabilizuar.

Në dëshminë e saj, ajo ka hedhur dyshime se krejt çka ka ndodhur është si pasojë e ‘sehireve’, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem tjetër.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje”.

TE FUNDIT