Të mërkurën do të zhvillohet finalja e Digitalb Kupës së Kosovës ku do të takohen Prishtina dhe Ballkani.
Ballkani do të jetë i hendikepuar sepse do të udhëtojë në Prishtinë pa “lojtarin e tyre të 12”, siq ata e quajnë.
Kjo do të jetë mungesë e madhe si për Ballkanin ashtu edhe për “Xhebrailat” pasi që Xhebrailat jetojnë për Ballkanin, sidomos për ndeshje të tilla po ashtu edhe Ballkani Xhebrailat i konsideron si aset shumë i çmuar i klubit sa që i konsideron si lojtari i tyre i 12.
Klubi nga Suhareka ju ka premtuar “Xhebrailav” se do të bëjnë gjithqka që do jetë e mundur, do ta japin 200% nga vetja që trofeun ta sjellin në Suharekë.
Kujtojmë se finalja e Digjitalb Kupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet të mërkurën në ora 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
SuharekaExpress