Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Deri më tani janë numëruar 2317 vendvotime nga 2533 në total, ose ndryshe 91.47% , sipas të dhënave të publikuara nga KQZ e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, udhëheq me 40.96%, ose ndryshe ka grumbulluar 316,016 vota.
E dyta rendit PDK me 22.42% me 172,953 vota, ndërsa e treta është LDK me 17.62%, me 135,976 vota.
AAK dhe Nisma kanë marrë 7.56%, më konkretisht 58,307 vota nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen SRPSKA LISTA me 3.95%(30444 vota) dhe Koalicioni për Familje 2.29%, 17684 vota.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1,970,944 qytetarë, ndërsa kanë votuar 799,954.
![](https://i0.wp.com/suharekaexpress.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-16193819803243268288.png?resize=300%2C171&ssl=1)