Në ambientet mësimore të Departamentit të fizikës të Fakultetit të Shkencave Matematikore-Natyrore, u mbajtën Garat e XXVI shtetërore në fizikë 2025 në të cilat morën pjesë nxënësit fitues të Garave komunale në fizikë nga komunat e Republikës së Kosovës.

Në këtë rast, më 01.02.2025 në garat komunale të Fizikës, të organizuara nga DKA-Suharekë dhe MASHT, nxënësi Drion Kafexholli nga gjimnazi “Jeta e re”, klasa e X-të, zuri vendin e parë.
Nxënësi i Gjimnazit “Jeta e re” në Suharekë, Drion Kafexholli, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm edhe në Garat Republikane të Fizikës, duke zënë vendin e tretë në mesin e shkollave publike te Republikës së Kosovës

DKA në Suharekë, udhëhequr nga Drejtori Remzi Bajselmani ka vlerësuar se këto rezultate nuk do të ishin të mundura pa punën e palodhshme dhe përkushtimin e profesoreshave të fizikës, të cilat kanë luajtur një rol kyç në suksesin e nxënësve.
Drejtori Remzi Bajselmanaj ka përgëzuar të gjithë nxënësit për arritjet e tyre dhe i uron suksesin nxënësit Drion Kafexholli duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në garat e ardhshme!

TE FUNDIT