Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot rreth orës 11: 54 i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,690 vota apo 40.87%, kur janë procesuar 99.57% e vendvotimeve nga qendrat e numërimit. LVV ka 149 vota më shumë se sa ë përditësimin e fundit të martën, kur kjo parti numëronte 340,541 vota.
Partia Demokratike e Kosovës tani ka mbetur me të njëjtat vota (183,661) që prej përditësimit të djeshëm në 18:32. Ajo tash ka 22.03% të votave.
I pandryshuar ka mbetur edhe numri i votave të Lidhjes Demokratike e Kosovës (146,815 vota, sikurse dje), apo 17.61%.
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka 62,172 vota, apo 7.46%. Në përditësimin paraprak kishte 62,111 vota, apo 7.45% (61 vota më shumë).