Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë do të mbështesnin – parimisht – cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, pavarësisht nëse do të vinte nga partia aktuale në pushtet, Vetëvendosje, apo nga partitë opozitare.

Disa nga ata, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë kushte për mbështetjen e kandidatit të ri për kryeministër, ndërsa të tjerë nënkuptojnë mbështetje të pakushtëzuar për cilëndo qeveri.

Gjatë fjalimit kur shpalli fitoren në ditën e zgjedhjeve, lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2021 në koalicion me pakicat joserbe, tha se partia e tij do të qeverisë edhe në katër vjetët e ardhshëm, por pa dhënë detaje se si apo në aleancë me kë.

Kur i fitoi zgjedhjet për herë të parë në vitin 2019, Kurti e formoi qeverinë me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, pikërisht me iniciativën e këtij partneri të koalicionit, ajo qeveri ra më pak se dy muaj pas formimit, për shkak të mosmarrëveshjeve për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Në zgjedhjet e mëvonshme, VV-ja fitoi mbi 50 për qind të votave dhe arriti ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë opozitare. Qeveria “Kurti 2” u bë qeveria e parë në Kosovë që e përfundoi mandatin katërvjeçar./REL

TE FUNDIT