Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sot në fshatin Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informatave të para, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës, përfshirë autoambulancën dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës.

Suhareka Express ka mësuar identitetin e viktimës, por në pritje të konfirmimit zyrtar nga organet kompetente, nuk do ta publikojmë për momentin.

Lajmi do të përditësohet sapo të kemi më shumë informacione.

  • E Perditësuar 20:25
  • Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, ku tha se një person ka humbur jetën dhe se bëhet fjalë për 42-vjeçarin me inicialet J.G. ( Mjek Vaskular) nga Suhareka.

Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

TE FUNDIT