Një grua në Suharekë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës
Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dhe dyshohet se vdekja ishte natyrore
“Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në raportin policor.