Një person i moshës 55 vjeçare raportohet të jetë arrestuar në Bllacë, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pasi që i njëjti kishte fletarrest nga Serbia.

TV21 bën të ditur se ky person është arrestuar dje nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi për të njëjtin kishte urdhër arrest ndërkombëtar të shpallur nga Serbia.

Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së për TV21.

Ai i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpolit për procedim të mëtejshëm

TE FUNDIT