Suhareka Express ka siguruar rezultatet e votimit për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në fshatin Neperbisht, ku kjo parti ka dalë e para me 39.77% të votave, përkatësisht 140 vota nga gjithsej 352 votues.
Ajo që bie në sy është performanca e fuqishme e kandidatit vendor, Shaqir Kryeziu, i cili ka arritur të mbledhë 134 nga 140 votat e LDK-së, duke dëshmuar mbështetjen dhe respektin e jashtëzakonshëm që gëzon nga bashkëfshatarët e tij. Ky rezultat e bën atë kandidatin më të votuar jo vetëm në Neperbisht, por edhe një ndër më të spikaturit në komunë.
Pas tij, në vendin e dytë është renditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 118 vota, ndërsa në vendin e tretë ka dalë kandidati Selman Kolgeci, me 77 vota.
Ky rezultat e konfirmon Neperbishtin si një bastion të fuqishëm të LDK-së dhe një vatër të mbështetjes së madhe për Shaqir Kryeziun, i cili ka thyer rekord me votat e fituara brenda komunitetit të tij.
