Rezultatet e votimit në Javor për kandidatët e LDK-së kanë nxjerrë në pah një situatë interesante, që mund të tregojë më shumë sesa thjesht përkrahjen elektorale. Ja si janë ndarë votat:
- Lumir Abdixhiku – 36 vota
- Ardian Shala – 30 vota
- Urim Suka – 33 vota
- Shaqir Kryeziu – 27 vota
- Shemsije Bytyçi – 28 vota
- Selman Kolgeci – 5 vota
Diferenca mes kandidatëve është e lehtë për t’u vërejtur, por ajo që bie në sy është pozicioni i Selman Kolgecit, i cili ka marrë dukshëm më pak vota se kolegët e tij.
A është ky një rastësi apo sinjal i një loje të brendshme? Përderisa shumica e kandidatëve të LDK-së në këtë vendvotim kanë një përkrahje relativisht të balancuar, votat e pakta për Kolgecin ngrenë dyshime për ndonjë “strategji” të heshtur. Në politikë, mbështetja brenda partisë është po aq e rëndësishme sa ajo e votuesve, dhe ky rezultat mund të jetë një reflektim i kalkulimeve të brendshme.
Nëse dikush kishte dyshime se kjo fushatë do të ishte e qetë brenda partive, rezultatet si këto tregojnë të kundërtën. A po përgatitet terreni për të favorizuar disa kandidatë në dëm të të tjerëve? Apo është thjesht një dështim i Selman Kolgecit për të mobilizuar mbështetësit e tij?
Një gjë është e sigurt – gara brenda LDK-së është po aq e ashpër sa ajo mes partive, dhe kushdo që nuk e kupton këtë realitet, mund të mbetet me thikën pas shpine.
