Bllacianët ia mbyllin derën Abdixhikut, e mbështesin fuqishëm Urim Sukën

Duket se vizita e Lumir Abdixhikut në fshatin Bllacë nuk ka lënë ndonjë përshtypje të madhe tek banorët. Pavarësisht se kryetari i LDK-së ishte aty vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kur erdhi momenti i votës, bllacianët ia kthyen shpinën, duke i dhënë një rezultat aspak të kënaqshëm.

Në katër klaset e vendvotimit në Bllacë, Abdixhiku mori vetëm 248 vota, një shifër që tregon qartë se ai nuk i ka bindur votuesit lokalë. Ndërkohë, Urim Suka, kandidat i LDK-së që vjen nga ky fshat, dominoi votimin me 310 vota, duke dëshmuar se Bllaca voton të vetët dhe nuk bie pre e vizitave të minutës së fundit.

Rezultatet për Abdixhikun:

  • Klasa 1: 55 vota
  • Klasa 2: 77 vota
  • Klasa 3: 65 vota
  • Klasa 4: 51 vota

Ndërsa për Urim Sukën:

  • Klasa 1: 70 vota
  • Klasa 2: 80 vota
  • Klasa 3: 80 vota
  • Klasa 4: 80 vota

Në total, LDK mori 343 vota në këtë fshat, por shpërndarja e tyre flet shumë. Banorët e Bllacës preferuan të mbështesin kandidatin e tyre lokal dhe jo kreun e partisë.

Vizita që s’ndryshoi asgjë

Para zgjedhjeve, Abdixhiku vizitoi fshatin, ndoshta duke menduar se një shtrëngim duarsh dhe disa fjalë të mira do të mjaftonin për t’i fituar votat e tyre. Por siç duket, bllacianëve nuk u mjafton fjalimi para zgjedhjeve, ata kërkojnë punë dhe përkushtim afatgjatë. E këtë, sipas tyre, e gjejnë te Urim Suka, e jo te lideri i partisë.

Mesazh për Abdixhikun

Ky rezultat është një sinjal i qartë për kryetarin e LDK-së: vizitat simbolike nuk mjaftojnë për të fituar zemrat e votuesve. Nëse dëshiron të ketë mbështetje më të madhe në terren, duhet të investojë më shumë kohë dhe angazhim për të ndërtuar besimin e qytetarëve. Përndryshe, do të vazhdojë të mbetet “me gishta në gojë” në vendvotime si Bllaca, ku elektorati i tij nuk e sheh si zgjedhjen e parë.

TE FUNDIT