As Mushtishti nuk e mbushi syrin për Abdixhikun: Ardian Shala e lë pas në fshatin e tij
Pas Bllacës, ku Lumir Abdixhiku mbeti në hije përballë Urim Sukës, një situatë e ngjashme u përsërit edhe në Mushtisht. Në fshatin e tij, Ardian Shala, kandidat i LDK-së, e la prapa kreun e partisë, duke treguar se mushtishtasit preferojnë të votohen të vetët para lidershipit qendror.
Në gjashtë klasat e votimit, rezultatet për Abdixhikun dhe Shalën ishin si më poshtë:
- Klasa 1: Abdixhiku 77 – Ardian Shala 78
- Klasa 2: Abdixhiku 73 – Ardian Shala 75
- Klasa 3: Abdixhiku 103 – Ardian Shala 110
- Klasa 4: Abdixhiku 40 – Ardian Shala 43
- Klasa 5: Abdixhiku 102 – Ardian Shala 104
- Klasa 6: Abdixhiku 83 – Ardian Shala 93
Përmbledhja e rezultateve tregon se Ardian Shala ka dalë më i votuar në të gjitha klasat, duke e lënë pas Abdixhikun në çdo numërim.
Çfarë po ndodh me votën për Abdixhikun?
Duket se LDK në këto fshatra nuk është problem, por lideri i saj po has në rezistencë. Edhe pse Abdixhiku është kryetar i partisë dhe kandidati për kryeministër, ai nuk po arrin të bindë votuesit e LDK-së që t’ia japin përparësinë atij para kandidatëve lokalë.
Në Mushtisht dhe Bllacë, elektorati i LDK-së po tregon qartë se mbështetja e tyre shkon para së gjithash për njerëzit e tyre, që i njohin dhe i shohin përditë, e jo për një lider që zbret në terren vetëm para zgjedhjeve.
Nëse ky trend vazhdon edhe në zona të tjera, Abdixhiku mund të përballet me një sfidë serioze brenda partisë: a është ai vërtet lideri që mbledh dhe mobilizon votat, apo thjesht përfiton nga vota tradicionale e LDK-së?