Vraniqi mbetet besnik i traditës: së pari lideri, pastaj të tjerët!
Në këtë fshat, LDK-ja ka shënuar një fitore bindëse, me Lumir Abdixhikun të parin në listë me 364 vota. Ai ka marrë nderin që i takon si kryetar partie, duke konfirmuar se në Vraniq rregullat e hierarkisë respektohen me përpikëri.
Menjëherë pas tij renditet Selman Kolgeci, kandidati i fshatit, me 359 vota. Si duket, Selmani dhe kryesia e nëndegës janë treguar më të përgjegjshëm, duke mos e anashkaluar kryetarin e partisë, por as vetveten. Ata kanë siguruar një rezultat të balancuar, ku lideri i partisë ruan epërsinë simbolike, ndërsa përfaqësuesi lokal tregon forcën e tij në komunitet.
Vraniqi ka folur qartë: besnikëria ndaj partisë është e pathyeshme, por edhe përfaqësuesit lokalë nuk mbeten në hije. Me këtë rezultat, LDK-ja e ka të sigurt mbështetjen e këtij fshati edhe për betejat e ardhshme!