Plaçkitje në mes të rrugës

Në Podujevë të hënën ka ndodhur një plaçkitje në mes të rrugës. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një person ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, papritmas para veturës i ishte ndal një veturë tjetër.

Nga vetura kanë dal tre persona të maskuar, njëri prej tyre me thikë ka thyer xhamin e veturës së viktimës dhe ia kanë marrë një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Podujevë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ka qenë i shqetësuar”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.