Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë një grup të fortë deputetësh në Kuvendin e Kosovës, por asnjë përfaqësues nga Suhareka nuk është në mesin e tyre. Bazuar në rezultatet dhe vlerësimet e deritanishme, këta janë emrat që pritet të përfaqësojnë LDK-në në legjislaturën e ardhshme:

Deputetët:

  1. Lumir Abdixhiku
  2. Kujtim Shala
  3. Lutfi Haziri
  4. Anton Quni
  5. Avdullah Hoti
  6. Ekrem Hyseni
  7. Armend Zemaj
  8. Besian Mustafa
  9. Fadil Hadergjonaj
  10. Shkëmb Manaj
  11. Arben Gashi
  12. Paris Guri
  13. Sadri Berisha

Deputetet:

  1. Doarsa Kica Xhelili
  2. Hykmete Bajrami
  3. Jehona Lushaku-Sadriu
  4. Marigona Geci
  5. Serbeze Kabashi-Muqaj
  6. Vlora Dumoshi
  7. Valentina Bunjaku-Rexhepi

Pavarësisht angazhimit të strukturave të LDK-së në Suharekë, ky qytet nuk do të ketë një përfaqësues në radhët e deputetëve të kësaj partie në legjislaturën e re. Ky fakt pritet të ngjallë reagime mes votuesve të LDK-së në këtë komunë, e cila tradicionalisht ka pasur një bazë të fortë elektorale për këtë subjekt.

TE FUNDIT