Është çështje ditësh që Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshoj urdhër për Policinë e Kosovës që ta sjellë me detyrim në Prokurorinë Speciale Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kështu bëjnë të ditur burime të Periskopit brenda Gjykatës.

Qysh më 10 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të paraqitet më datë 16.12.2024 në ambientet e tyre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i thirrur si dëshmitar në lëndën PPS.nr.62/2023, në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

TE FUNDIT