Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka përditësuar të dhënat e saj, derisa tani del se përqindja tek partitë politike ka ndryshuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) në përditësimin e djeshëm pati 40.80 për qind të votave, ose 342 mijë e 281 vota gjithsej, ndërsa në përditësimin e sotëm LVV-ja del me 342 mijë e 254 vota, një rënie e lehtë e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) nga 22.03 për qind tani është rritur në 22.05 për qind, apo nga 184 mijë e 811 në 184 mijë e 936 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) u rrit në 17.64 për qind nga 17.63 për qind që ishte dje, sipas të dhënave të KQZ-së, ose gjithsej 147 mijë e 928 vota nga 147 mijë e 888 vota që kishte nga të dhënat e ditës së enjte.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) me partnerët e koalicionit nuk ka lëvizur as në përqindje e as në vota.

TE FUNDIT