Finalja Digjitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohet të mërkurën (29 korrik) me fillim nga ora 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina dhe Ballkani do të përballen në kryeqytet për ta fituar trofeun, por edhe për të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Europës.
Ballkani dhe Prishtina nuk arritën të pozicionoheshin në dy vendet e para në tabelë, prandaj pjesëmarrjen në garat e UEFA-s do ta kërkojnë përmes Kupës së Kosovës.
Ballkani që deri në xhirot e fundit ishte në garë për titull, zuri vendin e tretë me një pikë më pak se liderët, derisa Prishtina u rendit në pozitën e katërt.
Sa i përket Kupës, për të arritur në finale, kryeqytetasit eliminuan Drenicën në gjysmëfinale, kurse skuadra nga Suhareka eliminoi Feronikelin.
Rruga e Ballkanit drejt finales së Kupës, kundërshtarë të vështirë.
Ballkani ka kaluar për herë të parë në histori të klubit në finale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit kishte kundërshtarë të fortë në rrugën e saj, duke eliminuar klube si Drita, Trepça ’89, Dukagjini dhe në fund Feronikelin.
Gjithçka nisi me takimin ndaj Dritës ku koha e rregullt u mbyll me rezultat 1-1 dhe pas penalltive, Suahrekasit kaluan në finale.
Golin për Ballkanin e kishte shënuar Blendi Baftiu.
Në ndeshjen e dytë Ballkani luajti ndaj Trepçës ’89 në shtëpi, ku e eliminoi me shumë lehtësi, duke fituar 3-0.
Golat i shënuan Baftiu, Arbër Hoxha dhe Ermal Krasniqi.
Në çerekfinale Ballkani kishte kundërshtarin më të lehtë në rrugën drejt finales, pasi u takua me Dukagjinin, por si mysafirë ku triumfuan me rezultat 2-0.
Ylli i skuadrës Blend Baftiu dhe sulmuesi Artur Magani shënuan golat e fitores.
Ndeshja më e fortë ishte ajo gjysmëfinale kundër Feronikelit, ku në të dy ndeshjet rezultati ishte 1-1 dhe fal golit të shënuar në fushën kundërshtare, Ballkani arriti suksesin historik.
Goli e vetëm e shënoi sulmuesi Mirlind Daku
Vet-aksident me fatalitet në Suharekë – humb jetën një përson
Doberdolan, Suharekë – 22 Nëntor 2024, ora 18:15 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Doberdolan, ku një grua