Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila dikur ishte forca dominuese politike në Suharekë, ka pësuar një rënie të ndjeshme në numrin e asamblistëve të saj në Kuvendin Komunal. Nga një mazhorancë absolute në vitin 2000, sot kjo parti mezi arrin të mbajë një grup modest përfaqësuesish në asamble.

Në zgjedhjet komunale të vitit 2000, LDK fitoi plot 30 ulëse në Kuvendin Komunal të Suharekës, duke pasur një shumicë absolute dhe kontroll të plotë mbi qeverisjen lokale. Mirëpo, në vitin 2002, kjo shifër ra në 26 asamblistë, një ulje e lehtë, por ende mbetej partia dominuese në komunë.

Ndërkohë, në vitin 2007, LDK pësoi një rënie të ndjeshme, duke fituar vetëm 18 ulëse, një paralajmërim i parë për sfidat e mëdha që do të përballej partia në vitet në vijim. Në zgjedhjet e vitit 2009, humbjet vazhduan, duke u reduktuar në vetëm 11 asamblistë.

2013, LDK mori 10 ulëse, një trend që u konfirmua edhe në zgjedhjet e 2017, kur partia fitoi vetëm 9 vende në Kuvendin Komunal. I njëjti rezultat u përsërit edhe në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2021, duke treguar se partia ka mbetur në një nivel të ulët dhe nuk po arrin të rikuperojë fuqinë e dikurshme.

A ka shpresa për rikthim?

Me zgjedhjet e ardhshme komunale dhe parlamentare në horizont, LDK ka një sfidë të madhe përpara në Suharekë. Nëse dëshiron të rikthejë një pjesë të fuqisë së saj, do të duhet të krijojë një strategji të re, të afrojë figura të reja dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.

Në të kundërtën, trendi i rënies mund të vazhdojë, duke e lënë partinë edhe më të dobësuar në komunën që dikur ishte bastioni i saj.

TE FUNDIT