Lëvizja Vetëvendosje dega në Therandë ka reaguar lidhur me devijimet që po bëhën në sheshin e qytetit.
Ky është postimi i plotë i Lëvizjës Vetëvendosje në Facebook.
“Sheshi” i Therandës, jo vetëm korruptiv por edhe i devijuar
Projekti për ndërtimin e sheshit në Therandë, që nga faza e projektimit dhe e tenderimit e deri tani gjatë ndërtimit është karakterizuar me parregullsi dhe keqpërdorime të mëdha.
Se fundmi vërehet që projekti është duke u devijuar dukshëm, është duke u ndërtuar trasea e rrugës në mes të sheshit, gjë e cila nuk parashihej në projekt.
Për këto devijime nuk ka asnjë njoftim për publikun, madje kjo çështje kaq e ndjeshme nuk është diskutuar as në Asamble Komunale.
Rikujtojmë shpenzimet që janë bërë deri tani për këtë shesh:
Projektimi – 47.000Euro
Ndërtimi – 1.700.000Euro
Ndërtimi shtesë – 79.000Euro
Shpenzimet e tjera do të rriten saherë që ka këso devijime…!
E keqpërdorimet nuk kanë të ndalur.