Dashuria mes tyre është më e madhe se gjithçka tjetër.
Dhe këtë ndjenjë nuk e kanë problem t’ia shprehin njëri-tjetrit në çdo moment dhe në çdo formë.
Është pikërisht kjo video e cila menjëherë u bë virale në rrjete sociale, dhe që Zoja Kurti Kelmendin nga Mitrovica, e bëri të njohur dhe të shumë komentuar.
Në fakt, Zoja nuk është krejt e panjohura, pasi në “Facebook” e menaxhon grupin “Zemrat e Zojës”, përmes të cilit ndihmohen familjet që kanë nevojë.
Zoja, bashkë me burrin e saj, Farukun, dhe 5 fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani. Por, çifti ka ardhur në Kosovë tash e një muaj dhe ka zgjedhur televizionin T7 që ekskluzivisht të flas rreth videos se famshme, “O shac”, komenteve, reagimeve e diskutimeve brenda familjes dhe me gjerë.
Zoja thotë se ka dashur gjithmonë që raportin me bashkëshortin dhe dashurinë që ka ndaj tij, ta shfaq publikisht.
Se Zoja dhe Faruku kanë një raport të hapur dhe pa komplekse mes vete e dëshmuan edhe në këtë intervistë ekskluzive.
Gjatë kësaj periudhe sa po qarkullon videoja, është komentuar me humor ajo se si mund të duket “Shaci”. E për ta shuar kureshtjen e të gjithëve, Faruku i bën vetës një prezantim interesant.
Dashuria që ka ndaj Zojës, e ka shtyrë Farukun të bëj një tatuazh në trupin e tij.
Për t’iu kthyer videos e cila ka ‘bombarduar’ rrjetet sociale, çifti tregoi se nuk kanë munguar as shqetësimet. Për këtë arsye, rasti është paraqitur në polici.
Faruku është krahu i djathtë i Zojës dhe e përkrah në çdo hap, madje pikërisht ishte ai që e ka shtyrë ta hap “Facebook”-un. Ata kanë një jetë të lumtur e të qetë, derisa para vetës kanë edhe shumë plane të tjera, mes tyre që t’iu ndihmojnë familjeve në nevojë
GazetaExpress