Gjinoc: Hajnat i hyjnë në objekt dhe i vjedhin 40 shtylla metalike

Një vjedhje është raportuar të martën në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të martën rreth orës 09:25 ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtua në brendi të objektit dhe kanë vjedh rreth 40 shtylla metalike.

Në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore.

SuharekaOnline