Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij Driton Selmanaj kanë takuar sindikatën e puntorëve të IKG “Ballkani” të Suharekës.
Ky është postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Selmanaj në Facebook:
Sot, bashkë me kryeministrin Hoti, takuam sindikatën e punëtorëve të ish IKG “Ballkani” të Suharekës ku diskutuam shqetësimet e tyre lidhur me trajtimin që iu është bërë pas procesit të privatizimit.
Poashtu shprehëm gatishmërinë tonë që në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente t’i trajtojm dhe zgjidhim me prioritet problemet e shkaktuara si pasojë e procesit të privatizimit.