Arben Ahmeti bëri bum me emisionin “Zyra e ankesave” ku u shtjelluan shumë tema dhe ishte dera e vetme ku qytetaret ja “mësyenin” çdo mengjes me hallet e tyre. Beni nuk përtonte që halleve të tyre t’ju bëjë zgjidhje duke u bërë urëlidhës për shumë qytetarë hallegjinjë. Dhe për këtë punë të pa lodhshme Arben Ahmeti u shpërblye me çmimin për demokraci lokale në vitin 2017.
Ahmeti do ta vazhdon këtë angazhim me vullnet edhe më të madh me tematika pothuajse të njejta me mision dhe emisionin të ri në televizionin më të ri në Kosovë “Kanal 10”.
Suksese Arben
SuharekaExpress