Gjergj Dedaj thotë se është kontaktuar nga Gjykata Speciale

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë të ditur se është kontaktuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka thënë për televizionin publik se është kontaktuar nga Specialja, por nuk është marrë në pyetje.

Dedaj po ashtu ka bërë të ditur se nuk është ftuar të shkojë në Hagë.

“Vetëm jam kontaktuar dhe jam i gatshëm në çdo kohë, sepse kam çka të flas”, është shprehur ai.

Zeri.info