Qeveria do t’i marr përsipër shpenzimet për Kartonin e Gjelbër.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ju uron mirëseardhje bashkatdhetarëve të cilët marrin rrugë për Kosovë, duke i njoftuar ata se është arritur marrëveshja për Kartonin e Gjelbër, që liron nga pagesa bashkëatdhetarët
Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka njoftuar se qeveria e Kosovës do të marr përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të këtij kartoni gjatë vitit 2020.
“Mirë ardhshi bashkatdhetarë! Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020”
Ky ishte postimi i plot i kryeministrit Hoti në Facebook
GazetaExpress