• 04/08/2021
Digiqole ad

Lajçak: Takimi i sotëm në Bruksel, hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

 Lajçak: Takimi i sotëm në Bruksel, hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Emisari special i Bashkimi Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se takimi i sotëm i nivelit të ekspertëve të dialogut ishte një hap tjetër i rëndësishëm në proces drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht detyruese për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

“Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar diplomati sllovak, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. 

Lajmi.net

Të ngjashme