Gjendet një portofol me para dhe dokumenta, lutet bashkëatdhetari nga Reshtani i Suharekës që të lajmërohet për ti marrë ato

Disa të punësuar të Byrosë Kosovare të Sigurimit e qytetarë në radhë të parë të dinjitetshëm, kanë gjetur një portofol me dokumenta dhe një sasi të konsiderueshme të parave në pikën kufitare të Vërmicës, të një bashkëatdhetari nga fshati Reshtan i komunës së Suharekës.

Lutet ky mërgimtar që të kontaktoj punëtorët e BKS-së apo edhe të na kontaktoj neve, që të orientohet për të marrë dokumentat dhe paratë.

Ky gjest i punonjësve të Byrosë Kosovare të Sigurimit , padyshim se është një akt tejet njerëzor dhe korrekt dhe duhet përshëndetur./tvprizreni.info/