Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë z.Ardian Shala ka uruar Kurban Bajramin. Duke e ditur rëndësinë e kësaj feste për muslimanët, dëshiroj t’ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i kryetarit Shala:
Urime Kurban Bajrami
Duke e ditur rëndësinë e kësaj feste për muslimanët, dëshiroj t’ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri.
Për shkak të gjendjes në të cilën vendi ynë si dhe mbarë bota ende ndodhet e kemi të pamundur të i urojmë të afërmit tanë me vizitat të cilat çdo musliman i ka bërë zakonisht në këto ditë feste, por shpresojë që tani e përherë të ndjejmë e të urojmë me zemër në mënyrë që të mbretërojnë paqja, solidariteti, mirësia, dhe harmonia në mesin tonë dhe anë e mbanë botës!