Ky shtet në Europë vendos që njerëzit mos të mbajnë maska

Në kohën që shumë vende të botës e kanë kthyer në detyrim mbajtjen e maskave në vende publike, Holanda merr një vendim të kundërt.

Qeveria holandeze vendosi që njerëzit që mos t’i mbajnë maskat në vendet publike, me arsyen se nuk është provuar efektiviteti i tyre, për të ndaluar përhapjen e Covid.

Vendimi u njoftua nga ministrja e Kujdesit Mjekësor, Tamara van Ark, pas një mbledhje të Institutit Kombëtar të Shëndetit. Qeveria në vend të kësaj do të kërkojë respektim më të mirë të rregullave të distancës fizike pas një rritje të rasteve të koronavirusit në vend këtë javë.

“Sepse nga këndvështrimi mjekësor nuk është dëshmuar efektiviteti i maskave, kabineti ka vendosur që nuk do të ketë asnjë detyrim kombëtar për të mbajtur maska”, tha Van Ark.

Ndërkohë shefi i Institutit u shpreh se mbajtja në mënyrë të gabuar të maskave, bashkë me mos respektimin e distancës, mund të rrisin rrezikun e transmetimit të virusit. “Ne mendojmë që nëse do të përdorni maska në vende publike, atëherë duhet të japësh trajnime për këtë”, tha Jaap van Dissel.

Maskat aktualisht në Holandë kërkohen vetën në transportin publik dhe në aeroporte.

BotaSot