Shirokë: Gjarpëri futet në shtëpi, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarrfikësit e Suharekës fal angazhimit dhe punës së tyre janë bërë të pazëvendësueshëm si faktor në shërbimin e qytetarëve.

Me përkushtimin më të madh ata intervenojnë çdo ditë në raste nga më të ndryshmet si nga fikjet e zjarreve, aksidente e deri te shpëtimi i jetëve.

Një rast jo i zakonshëm ju ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku rreth orës 20:45 ata janë informuar se një qytetar nga Shiroka është ankuar se një ‘bollë’ gjendej brenda shtëpisë së tij.

Sipas Leotrim Bylykbashit nga ekipa e zjarrfikësve ata kanë intervenuar së bashku me Policinë e Kosovës dhe kanë arritur që të bëjnë kapjen e ‘bollës’ dhe se të njëjtën e kanë larguar nga ambientet e shtëpisë./SuharekaOnline