• 17/05/2021
Digiqole ad

DEPUTETI I VETËVENDOSJES SHËROHET NGA CORONAVIRUSI

 DEPUTETI I VETËVENDOSJES SHËROHET NGA CORONAVIRUSI

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga virusi Covid-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Uka ka bërë të ditur se ka fituar betejën kundër këtij virusi i cili ka kapluar tërë botën.

“Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj COVID-19”, ka shkruar Uka.

Deputeti i VV-së, më datë 23 korrik kishte njoftuar se pas simptomave të shfaqura, ishte testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

Së fundmi në Kosovë është shënuar një numër i madh i vdekjeve nga ky virus, ku vetëm përgjatë 24 orëve të fundit 10 persona nuk arritën t’i bëjnë ballë, duke e çuar në 236 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. /Insajderi.com/

Digiqole ad

Të ngjashme