Banorët e fshatit Maçitevë, ditën e sotme janë organizuar për ta pastruar rrugën kryesore.
Ndonëse kjo i takon krejt dikujt tjetër, ata nuk duan t’ia dinë.
Ata sot u organizuan me mjete dhe makineri të ndryshme dhe po pastrojnë rrugën kryesore të fshatit.
E në përkrahje të tyre doli vetëm asambleisti Bashkim Ndrecaj, i cili iu bashkangjitë banorëve në këtë organizim.
Ndrecaj vazhdimisht përkrahë banorët, sidomos në zonat e thella, ku institucionet duken se e kanë të “pamundur” të futen.